ITALI - Grindjet dhe degradimi i situatës në futboll nuk është një fenomen që ndodh vetëm në vendin tonë. Rasti i fundit vjen nga Italia në një derbi në kategoritë amatore ku siç tregon edhe video në fjalë lojtarët dhe stafi teknik i të dyja ekipeve kanë ngatërruar llojin e sportit.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Vittorias dhe Paternos, ku lojtarët dhe stafi teknik janë rrahur me grushte e shkelma me njëri-tjetrin në korridorin e dhomave të zhveshjes në përfundim të pjesës së parë. Menjëherë pas këtij incidenti derbi është ndërprerë, ndërsa Gjykata Sportive kapezulluar me nga 59 ndeshje të gjithë lojtarët e përfshirë në këtë sherr.