Falë vullnetit dhe dëshirës së madhe për ta shoqëruar të bijën në altar, ai u ngrit nga karroca me rrota, ku qëndronte i ulur për muaj me rradhë, pasi ishte i sëmurë me leuçemi.

Ky moment prekës ka ndodhur në dasmën e Heather Duquette në Shtetin e Maine në SHBA.Në momentin kur nusja duhej të shkonte në altar, i ati ka mbledhur forcat për t’u ngritur nga karroca dhe për të shoqëruar të bijën në ditën e saj më të lumtur.

Edhe pse sëmurë, ai ia doli që të mbahej me vështirësi në këmbë, duke mos pranuar ndihmë nga të tjerët.

Kjo mund të quhet veçse një mrekulli.




Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)