TIRANË - Ata që udhëtojnë me autobus bëhen shpesh dëshmitarë të situatave të pazakonta, të cilat nisin me sharje e ofendime dhe që mund të përfundojnë deri edhe në konflikte fizike.

Blob Report, ku publikohen videot më pikante të A1 Report sjell se çfarë ndodh rëndom në autobusin e linjës urbane Tiranë-Kamëz.

Dy qytetarë nisin të shajnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin. Në mosmarrëveshjen e tyre u përfshinë edhe disa persona të tjerë që ishin në autobus.

Kjo zënkë fatmirësisht u arrit të shuhej pa pasur pasoja të mëtejshme.

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)