Pavarësisht se Lulzim Basha njihet si orator i prehtë, ka fjalë që ai nuk është në gjëndje t'i shqiptojë dot. Në një video të siguruar nga “Shqiptarja.com” Lulzim Basha ka marrë pjesë në një auditor me studentë, të një universiteti privat. Koha kur është regjistruar videoja, përkon me kohën kur zoti Basha ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.

“Paparishikueshmëria” është fjala që Lulzim Basha e ka mankthin e tij dhe nuk e kalon dot, pasi nëse do ta përdorë në një fjalim tjetër, ka shumë gjasa që të përfundojë si në këtë video që publikon sot “Shqiptarja.com”. Pas ngërçit që pëson, Lulzim Basha duartrokitet nga auditori i studentëve, ndërkohë që vetë shton duke thënë se “…këtë fjalë do ta kthejmë në konkurs, kush e kalon bëhet kryetar bashkie…”. Ndërkohë dikush nga salla i thotë Bashës se: “…kryetar bashkie është e vështirë, por të jesh dhe pedagog është edhe më e vështirë…”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com