VIDEOLAJM/ Ja parcelat me
hashash në Lazarat dhe Shqipëri

VIDEOLAJM/ Ja parcelat me<br />hashash në Lazarat dhe Shqipëri
TIRANE- Një ditë pas konferencës së përbashkët për shtyp të drejtorit të Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Byrgaj, ku u prezantuan rezultatet e monitorimit të bërë në Shqipëri nga “Guardia di Finanza”, televizioni “A1 report” ka siguruar pamjet.

Nga filmimet e realizuara duket avioni, i cili ka përdorur teknologjinë e kamerave HD, për të fotografuar me cilësi të pastër nga lartësia tepër e mëdha, zona të ndryshme të Shqipërisë, përkatësisht në qarqet Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Vlorë, mbi qytezën e Lazaratit, por edhe në zona të tjera, ku ka qenë dhe fokusimi me 319 hektarë hashash.
 
Siç u bë publike dhe në konferendën e djeshme për shtyp, vlera arrin në 900 ton me vlerë 4.5 mld euro, sa 50 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
 
Monitorimi i territorit me avionë specialë për identifikimin e sipërfaqeve të mundshme të kultivuara me bimë narkotike është shtrirë në të gjithë territorin e vendit, për një periudhë rreth dy mujore, të ndarë në dy faza. Faza e parë u zhvillua nga data 3 deri më 20 qershor dhe aktualisht po zhvillohet faza e dytë e monitorimit, nga data 1 korrik deri më 7 gusht.
 
I pyetur nga gazetarët, Drejtori Burgaj pranoi situatën, por në vend të shifrave që raportuan përfaqësuesit e “Guardia Di Finanza” zgjodhi të mohojë të vërtetën dhe pse çdo ditë në brigjet italiane kapen sasi të konsiderueshme droge.
 
E ndërsa në fund të konferencës, policisë shqiptare iu dorëzua harta e fotografuar dhe e monitoruar e parcelave me hashash, mungoi përgjigja zyrtare se kur do të ndërhyhet në Lazarat.
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia