Gjatë ditës së djeshme policia e shtetit ka bërë demonstrimin e qenve të shërbimit të Policisë mbi përgatitjen dhe trajnimin e tyre për specialitete të ndryshme.
Pas më shumë se 4 muaj trajnimi nga instruktorët e qenve këta policë me “putra” do të shërbejnë pranë strukturave vendore, ku sipas ekspertëve ata kanë aftësinë për të kryer detyrën në mënyrë të pavarur edhe në strukturat e Gardës së Republikës.
Këta qenë janë të specializuar për zbulim lëndësh narkotike, eksplozivë, gjurmues, patrullues, neutralizim personi, shpërndarje turmash, si dhe në raste të fatkeqësive natyrore dhe urbane.
Ata janë trajnuar nga Instituti i Përgatitjes së Qenve që është ndër të vetmit në rajon i cili ofron jo vetëm shërbimin e përgatitjes së qenve po edhe sigurimin e pasardhësve dhe racave të tyre për një të ardhme, e cila kërkon investim të zhvilluar të gjithë stafit të specializuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO