Rreth një javë pas sulmit terrorist në Paris hetimet dhe detajet e reja për dinamikën e ngjarjes vijojnë të publikohen. Gazeta britanike Daily Mail në faqen kryesore të saj përmes një artikulli ekskluziv publikon pamjet e marra nga një kamera me qark të mbyllur në një nga lokalet e sulmuara të premten mbrëma në Paris nga grupi i terroristëve të ISIS.
Imazhet ekskluzive tregojnë egërsinë e pamëshirshme të vrasësit të ISIS dhe mbijetesën me instinkte të njerëzve rreth e rrotull barit. Në pamje tregohet sesa me fat është gruaja e që gjendej në vendngjarje në momentin e tmerrshëm që mundi t’i shpëtonte sulmit
Terroristi i afrohet një personi të shtrirë në tokë, poshtë një tavoline. I drejton armën në kokë dhe qëllon. Por arma bllokohet dhe terroristi ia mbath.
Videoja e publikuar nga tabloidi britani ka bërë tashmë xhiron e mediave në mbarë botën. Media britanike theksoojnë se terroristi i filmuar është belgu, Salah Abdeslam.
Ngjarja e filmuar ka ndodhur në ambjentet e jashtme të lokalit, me 26-vjeçarin që i ka vendosur në kokë armën gruas, e cila ka shpëtuar për mrekulli. Persona të tjerë që ndodheshin të ulur në tryezat e lokalit janë strehuar menjëherë brenda tij.
(VIDEO)
/Shqiptarja.com