Këto pamjet të tmerrshme tregojnë momentin kur kreu i sindikatës së tregtisë në Mongoli i vë flakën vetes në shenjë proteste kundër shitjes së industrisë së minierave të qymyrit tek Kina.
 
Sindikalisti thirri një konferencë për shtyp dhe pas një deklarata të shkurtër spërkati veten me benzinë dhe i vuri flakën vetes.
 
Trupi i tij u përfshirë plotësisht nga flakët, dhe pavarësisht se disa persona ndërhynë për të shuar flakët, sindikalisti u rrëzua në tokë pa ndjenja.
 
Mongolia ndodhet mes Kinës dhe Rusisë dhe po merr parasysh të shesë aksione në 10 kompanitë e mëdha shtetërore, përfshirë Tavan Tolgoi që merret me minat.