Ndërkohë që shteti amerikan i Misurit ka dërguar Gardën Kombëtare në qytetin e Ferguson pas përshkallëzimit të protestave që nisën me vrasjen e një 18-vjeçari me ngjyrë nga një polic i bardhë, publikohet në internet dhe video e parë pak pas vrasjes së të riut.
Veçantia e kësaj video është afërsia e telekamerës amatore me trupin e pajetë të Micheal Brown dhe zërat rrëfyes në sfond. Mësohet se kjo video po trondit opinion publik amerikan pasi komentet që bëhen në video nga ana e dëshmitarëve okular janë vërtet skandaloze dhe inkriminuese për policinë e shtetit të Misurit.
Nga zërat e dëshmitarëve në vendngjarje mësohet se rezistenca e 18 vjeçarit Broën nuk ka qënë aspak e dhunshme, përkundrazi pasi kishte vrapuar për pak metra në drejtim të kundërt me policinë ka ndaluar dhe është kthyer, me dëshirën e tij, drejt oficerit të policisë Darren Wilson për tu dorëzuar. Por ky i fundit, gjithmonë sipas dëshmitarëve, e ka qëlluar gjithsesi me armë zjarri afroamerikanin Brown plot 6 herë, 2 herë në kokë.
Vrasja e 18-vjeçarit, Michael Brown ka ndodhur më 9 Gusht të këtij viti nga një polic i bardhë, Darren Ëilson, dhe ka nxitur tensionet racore dhe protestat e shumta në Ferguson. Deri më tani nga raportet paraprake të autopsisë është mësuar se Broën është qëlluar vërtet të paktën 6 herë.
/Shqiptarja.com