Qyteti i Korçës është zgjuar ditën e sotme e mbuluar nga mjegulla e dendur, e cila ka krijuar mjaft vështirësi për qarkullimi  e mjeteve.

Problematikat më të mëdha janë në aksin Korçë-Pogradec, ku mjegulla e dendur është  e pranishme thuajse gjatë gjithë rrugës. Për shkak të mjegullës, policia apelon për qarkullim të kujdesshëm  për të shmangur aksidentet.

Edhe në Kukës mjegulla e dendur mëngjesin e sotëm ka 'pushtuar' të gjithë qytetin  deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit duke sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar. Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe drita të ndezura pasi edhe në ditët në vijim do ketë prani të mjegullës në orët e hershme të mëngjesit.