GREQI - Një grua 30-vjeçare në Athine , nënë e dy fëmijëve rrezikoi jetën duke u ngjitur mbi një vepër arti në një lartësi prej disa metrash. Ajo kërcënoi se do të vriste veten, pasi ishte e papunë dhe se përfitimet qe ajo merrte nga shteti si person me aftësi të kufizuara i ishin prerë.
Nga të dhënat e policisë gruaja ishte e divorcuar dhe vuante nga dëgjimi, por mund të kishte edhe probleme psikologjike. Miku i saj Kostas Gargalis deklaroi në media se ajo kishte gjithashtu edhe probleme ekonomike si rrjedhojë e të cilave rrezikonte mbijetesën.
Policia arriti ta nxjerrë 30-vjeçaren nga vepra e artit e cila ndodhej në mes të një prej shesheve kryesore të kryeqytetit grek. Në bazë të statistikave të publikuara nga ky institucion rezulton se që prej krizës së borxhit, e cila ka filluar në Greqi në vitin 2009, vetëvrasjet janë rritur ndjeshëm.
Shkaqet më së shumti kanë qenë financiare. Reformat e reja ekonomike të paraqitura nga qeveria muajin e kaluar për të zbutur borxhin e pakontrollueshëm kanë përfshirë shkurtime në përfitimet e njerëzve, paga dhe pensione. Duket se papunësia në vend ka arritur në 26 për qind.
VIDEO/ GRUAJA U NGJIT MBI NJE VEPER ARTI NE SHUME METRA LARTESI
/Shqiptarja.com