Videolajm/ Kumbaro: Është normale
të kesh debate me kryeministrin

Videolajm/ Kumbaro: Është normale<br />të kesh debate me kryeministrin
TIRANE - Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar lidhur me aludimin nëpër rrjetet sociale, për një ‘grindje’ të mundshme mes Kryeministrit Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij qeveritar, seancën e djeshme plenare, mes të cilave ishte edhe Kumbaro.
 
Ministrja e Kulturës, ka hedhur poshtë këto zëra duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për pakënaqësi por për debat mes kryeministrit dhe kabinetit qeveritar, dhe siç shprehet ajo “nuk ka asnjë dramë në këtë mes”, duke shtuar se kjo është keqkuptuar.
 
Kumbaro sqaron se pamjet e fiksuara nga seanca e djeshme, nuk tregojnë gjë tjetër veçse një qeveri të shëndetshme, ku kryeministri dhe ministrat shkëmbejnë pikëpamjet e tyre.
 
“Telefoni im është mbytur sot nga mesazhet e tipit, ‘çfarë ndodhi dje me ministren e Kulturës dhe kryeministrin’ dhe sot të gjithë mediat sociale dhe profesionale’ dramën më të madhe kishin, që kryeministri kishte bërë sherr me ministren e Kulturës dhe me ca kolegë të tjerë. Më thoni ju mua, pse duhet të ishte ky lajmi më i rëndësishëm dhe çfarë ka lajm këtu? Pse kjo duhet të përbëjë dramë? Ndërkohë, mendoj që kemi një qeveri të shëndetshme, ku çdo ministër thotë gjërat që ka, ku kryeministri thotë gjërat që ka. Apo preferojmë të kemi kryeministrin diktator , idhull dhe ku ministrat janë kukulla që nuk hapin gojën”, thekson Kumbaro.
 
Gjatë seancës së djeshme, nga pamjet e filmuara, u aludua për një tension të mundshëm, mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë së tij, madje në një moment, në rrjetet sociale thuhej se ministrja Kumbaro u përlot nga ky tension.

rama ne parlament me logo
(Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në seancën e djeshme)

rama ne parlament me logo
(Në foto: Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në seancën e djeshme)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil