“Merkel ke dështuar” ky është mesazhi i eurodeputetit italian Gianluca Buonanno i cili zgjodhi të protestojë në këtë mënyrë për skandalin e Volkswagenit.

Një protestë e çuditshme pasi eurodeputeti mbante të veshur një bluzë me portretin e kancelares Gjermane, Angela Merkel me mustaqet e Hitlerit.

Buonanno gjatë fjalës tha se nga skandali i Volkswagenit janë mashtruar 11 milionë njerëz.

Një protestë e cila është censuruar nga zv/presidenti i Europarlamentit, Silvye Guillame i cili i ka sugjeruar eurodeputetit italian të heqë bluzën.