ITALI - Një episod komik ka shoqëruar sot ndeshjen e mesditës në kampionatin italian të futbollit mes Interit dhe Xhenovës. Protagonist i këtij episodi ka qenë vetë trajneri i ekipit zikaltër të Interit, Roberto Mançini, i cili në minutën e 65 të takimit ka marrë një goditje me top në fytyrë.
Por, ka qenë lojtari i ekipit të tij, Marco Andreolli i cili në tentativën për të shkelmuar topin larg, mesfushës zikaltër, ka goditur trajnerin e tij Mançinin. Vetë ky i fundit, pasi është rrëzuar si pasojë e forcës goditëse të topit, është ringritur duke e marrë episodin me sportivitet.
Kjo ndoshta edhe për faktin se ekipi i tij, u rikthyer tek fitorja, duke mposhtur Xhenovën me rezultatin 3-1.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO