VIDEOLAJM/ Luiza Gega fiton Medaljen e Artë në Algjeri, gafa e organizatorëve, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë me atë të Libisë

Atletja shqiptare Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Por suksesi i atletes nuk ka arritur të nderohet siç duhet për shkak të gafës së madhe të organizatorëve të cilët kanë ngatërruar himnin shqiptar dhe kanë transmetuar atë të Libisë.

Në video duket qartë momentin  kur atletja shqiptare gjatë momentit kur duhet të ngrejë kupëën është kthyer nga kamera duke bërë me shenjë sinjalizuese për organizatorët.

Atletja garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kujtojmë se ky është një  rast i përsëritur i ngatërrimit të himnit shqiptar. Në ndeshjen e  kombëtares me Francën,  ka ndodhur i njëjti incident në stadium. Ndeshja nisi 7 minuta me vonesë pasi në “Stade de France”, u dha himni i Andorrës.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja