Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nuk nisi sikur ishte planifikuar, por me një gafë nga vendasit për shkak të himnit. Në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni kombëtar i kuqezinjve, por një tjetër, ai i Andorrës. Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, të cilët refuzuan t’u japin dorën lojtarëve francezë dhe të nisin ndeshjen duke kërkuar që himni të luhej i saktë. Pas disa minutave vonesë është luajtur himni i saktë.

Gjyqtarët duke u konsultuar me organizatorët pas gafës


Lajmi kryesor:

Skandal me himnin shqiptar në Paris, e ngatërrojnë me të Andorra-s! Kuqezinjtë pa busull, francezët na shpartallojnë me poker (VD)