RUSI – Rusia është një nga shtetet ku ndodhin aksidentet më të rënda. Kësaj radhe, një makinë përplasi një grua duke e hedhur 15 metra në ajër.

34-vjeçarja Alevtina Kapustina sapo kishte dalë nga makina e saj u aksidentua nga një tjetër automjet, që nuk mundi të frenonte në kohë për shkak edhe të rrugës së ngrirë në një qytet të Rusisë Lindore.

Ngjarja është filmuar nga kamera e një makine që ishte e parkuar në anë të rrugës. Një shofer i një automjeti që ndodhej pas makinës që përplasi gruan tregoi ngjarjen shokuese. “Ishte e tmerrshme. Gruaja nuk lëvizte dhe mendova se kishte vdekur.

Kur u afrova dhe pashë se ajo lëvizte, menjëherë lajmërova ambulancën”, tregon dëshmitari.