VIDEOLAJM/ Mbesa e Ziver Veizit:
Si mund të lirohet dikush që vret?

TIRANE - Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës për shpalljen e pafajësisë të Ndrea Prendit e Agim Llupos më shumë se të gjithë ka prekur vetë familjarët e protestuesve të cilët humbën jetën gjatë demonstratave të opozitës kundër qeverisë më 21 Janarin e dy viteve më parë.

Mbesa e Ziver Veizit (në foto), njërit prej protestuesve që mbeti i vrarë nga plumbat e lëshuar gjatë demonstratave, por që sipas vendimit të sotëm të Gjykatës nuk janë qëlluar nga gardistët, i është drejtuar redaksisë së Shqiptarja.com me një shkrim sa të sinqertë aq edhe të prekshëm.

Me mosbesim ndaj drejtësisë shqiptare, Nertila Muhameti, shkruan për momentet e mësimit të vendimit të Gjykatës. “Mamit tim dhe ne na ra si bombë”, tregon ajo.

JA CFARE SHKRUAN MBESA E ZIVER VEIZIT NE REDAKSINE TONE

Përshëndetje redaksia e Shqiptarja.com


Unë jam mbesa e të ndjerit Ziver Veizit, njërit prej protestuesve që u vra më 21 janar. Lajmi i sotëm i pafajësisë së dy gardistëve, mamit tim dhe ne na ra si bombë, nuk e prisnim një gjë të tillë. Si mund të lirohet një njeri kur vret njerëz të pafajshëm, si mund të dalë i lirë, në çfarë vendi jetojmë kështu, a ka shtet apo jo? Sinqerisht nuk dimë çfarë të bëjmë më. Në datë 21 janar të këtij viti un publikova një këngë duke e kënduar vet dhe me tekst të Arben Dukës.

VIODEO / BALADA E MBESES PER ZIVER VEIZIN

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë