Ekipet e shpëtimit në qytetin Rafah, në jug të Gazës, kanë nxjerrë të gjallë një vajzë nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit.
Në video shihet momenti kur ekipet nxjerrin nga rrënojat Mariam Abu Akel.
Foshnja ishte strehuar në një shtëpi me familjen e saj kur ndodhi sulmi, i cili vrau nënën dhe motrën e saj, raportoi Reuters. Babai dhe vëllai i saj i vogël mbijetuan.
Komento