Atmosferë fantastike në Hamburg, mijëra tifozë shqiptarë janë mbledhur për të mbështetur kombëtaren shqiptarë në përballjen me Kroacinë.
Gazetari Ernest Koçi po përcjell për Report Tv dhe Shqiptarja.com atmosferën nga Hamburgu.
Në një moment, një grup tifozësh shqiptarë, me flamujt kuqezi dhe atë të UÇK-së i bashkohen gazetarit në raportimin live, duke kërcyer e kënduar këngën me këngen ‘Mora fjalë’ të Shkurte Fejzës për Kosovën dhe Adem Jasharin.
Komento