Së pari dora në zemër, më pas krahu i ngritur drejt gati 20 mijë mbështetësve të Trump, të mbledhur në Capital One Arena në Uashington DC. Ky gjest i Elon Musk, Ceos së Teslas, ka ngjallur polemika në mediat sociale mbi gjestin e Elon Musk, i akuzuar për ‘Saluto romano’, përshëndetje romake ose siç njihet ndryshe fashiste. Videoja shkaktoi një valë kritikash dhe indinjate.
"Unë thjesht dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë," u tha mbështetësve të Trump në Capital One Arena në Uashington DC , pronari i SpaceX, X dhe Tesla, personi më i pasur në botë dhe një donator dhe këshilltar i madh i Trump.
Tashmë në krye të Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë - dhe një sponsor kryesor i republikanëve gjatë fushatës zgjedhore, Musk ishte kritikuar shumë për mbështetjen e tij për të djathtën ekstreme në Evropë.
Dhe gjesti para afro 20,000 mbështetësve të Trump në Capital One Arena është i destinuar të ngrejë më shumë kritika dhe polemika.
Kjo përshëndetje është përdorur nga regjimet fashiste të shekullit të 20-të, veçanërisht nga Italia fashiste nën Benito Mussolini dhe më vonë nga nazistët në Gjermani. Për këtë arsye, sot konsiderohet një simbol i lidhur me ideologji totalitare.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.3%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 9210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si sulmonte grupet fanatike dhe ekstremiste të Donald Trump, 'trumpisti' Sali Berisha
14 Shkurt, 12:23
-
Samiti i NATO-s në Bruksel, SHBA ‘izolon’ Europën: Ju duhet të paguani më shumë për mbrojtjen
14 Shkurt, 09:45
-
SHBA/ Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Trump për të pezulluar mijëra punonjës të USAID-it
14 Shkurt, 08:52
-
SHBA do të rrisë shitjen e produkteve ushtarake në Indi, do të ofrojë avionët F-35
14 Shkurt, 08:42
-
‘Ju nuk jeni president, duhet të ikni’, ja çfarë i thotë djali i Elon Musk presidentit Trump! VIDEO ngjall debate në rrjet
14 Shkurt, 08:15
-
Lufta në Ukrainë/ Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e sigurisë në Mynih
14 Shkurt, 07:50
-
Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere
13 Shkurt, 21:22
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Zelensky pas bisedës Trump-Putin për Ukrainën: S’ka marrëveshje pa ne! Presidenti amerikan duhet të më kishte telefonuar mua të parin
13 Shkurt, 17:32
-
Paratë e lobimit të Chris LaCivita mister, Berisha tregon formën por jo shifrën
13 Shkurt, 17:24
-
Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike
13 Shkurt, 15:07
-
Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë
13 Shkurt, 07:49
Per artikull shkruesin nuk eshte pershendetje fashiste por romake you idiot.
PërgjigjuEh mer Ben, Edhe komenti yt le per te deshiruar Ben. Nuk paska nevoje as te ta shpjegoj pershendetjen Romake, sepse bashkekomentuesit e paskan qare sqarimin qe te kane dhene Ben. E vetmja gje qe do te them eshte te mos ngaterrosh patinazhin artistik me rreshqitjen Ben. Gjithe te mirat Ben!
Perderisa kryetarja e AfD thote qe Hitleri ishte komunist, nuk eshte cudi qe edhe pershndetja qe beri ky trapi te dale nje dite si pershendetje komuniste or teeeejjjjj
Musolini e huazoi pershendetjen fashiste nga romaket se pretendonte te ringjallte perandorine romake, por perfundoi i varur kokeposhte ne Piazzale Loreto nga populli i tij. Mos e harro kete detaj o fashist i vogel. Edhe kryqi i thyer eshte simbol i huazuar nga fete e Lindjes se larget, por kjo s’do te thote se nuk eshte simbol nazist.
Normalisht musku nga afrika e jugut me rrenje romake te vjetra apo jo? Pershendetja me origjine romake u perdor masivisht nga nazistet dhe fashistet, te dyja palet me pretendimin e origjines romake. Po kshu eshte kur je injorant dhe i quan te tjeret idiot