CERRIK - Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Këtë radhë në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Turbinës dhe Këlcyrës, të luajtur në Cërrik, protagonist nuk është bërë as ndonjë lojtar me golin e ti, apo ndonjë dron me flamur, por një qen që ka hyrë në fushën e blertë dhe u ka rrëmbyer vëmendjen me “talentin” dhe spektaklin që dhuroi.
A1 Report sjell videon ku duket qeni “i talentuar” i cili futet në fushë në mesin e lojës, dhe për rrjedhojë ndeshja ndërpritet. Qeni, i cili nuk duket aspak të jetë rrugësh, sulet drejt topit si për të thënë se ka diçka për të treguar.
Pasi “rrëmben” topin, nis të luajë me të, i pashqetësuar nga askush, deri sa lojtarët mundohen që t’ja rrëmbejnë sërish topin e lojës, për të rinisur ndeshjen.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO