TIRANE - Ditën e sotme Tirana, dhe i gjithë vendi, është përfshirë nga vranësirat dhe nga reshjet e dendura të shiut, duke nisur kështu zyrtarisht sezonin e motit të ftohtë. Televizioni A1 Report, sjell pamjet ekskluzive të rrufeve që kanë “ndriçuar” mbrëmjen e sotme qiellin e kryeqytetit.
Siç duket edhe nga pamjet, rrufetë gjarpëruese, kanë vërshuar mbi qiellin e zymtë të Tiranës, duke i hapur rrugë tashmë sezonit të shirave.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, veçanërisht në Lezhë, ku përmbytjet kanë shkaktuar jo pak probleme në këtë qark. Edhe vetë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka qenë i pranishëm në Lezhë ku ka parë nga afër situatën e përmbytjeve.

Redaksia Online
(A.Ç /e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO