Një grua ka humbur durimin në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksiko-s, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte.
Ajo fillon të ngrejë zërin kur punonjësi i sportelit i thotë se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris.
Gruaja vazhdoi të shkatërronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.
Në një video të publikuar ajo shihet duke qëndruar tek peshorja e bagazhit dhe e tërbuar fillon të hedhë ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatëronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.
Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Një person mund të shihet duke qëndruar pranë banakut duke pritur që Guadalupe të përfundojë shpërthimin e saj, përpara se ta largojë.
Gruaja është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi të largohej nga aeroporti pasi kishte shkatërruar çdo pajisje kompjuterike.