Pamjet tronditëse janë xhiruar nga Lars Liedberg, një 38 vjeçar, dhe miqtë e tij, të cilët pasi kishin shëtitur në bregdetin e Plettenberg në Afrikën e Jugut, ishin ballafaquar me një pamje të tillë të përpjekjeve mbijetuese të peshkaqenit për të hyrë sërish në ujë, para së të ngordhte.
Dy burra të guximshëm tentojnë ta tërheqin kafshën drejt ujit për t’a shpëtuar, ndonëse fillimisht tentojnë të heqin grepin e mbetur në gojën e tij. Pasi arrijnë ta bëjnë këtë, ata rrezikuan edhe ndonjë kafshim i mundshëm nga peshkaqeni, sërish guxojnë deri në përfundimin e misionit të tyre për të shpëtuar kafshën më grabitqare të detit.