Një pilot ka rikrijuar portretin e famshëm “Mona Liza” të Leonardo da Vinçit, jo në telajo, por përmes itinerarit të fluturimit të avionit të tij mbi shtetet amerikane të Oklahomës dhe Arkansasit.
Piloti u nis të premten në mëngjes, më 18 shtator, nga Bentonville në Arkansas, me një avion të vogël Cessna. Ai qëndroi në ajër për gati katër orë, duke ndjekur një trajektore që, e parë në hartë, formon fytyrën dhe siluetën e veprës së njohur “Mona Liza”.
Rruga ishte projektuar paraprakisht me kthesa të shumta dhe ndryshime të sakta drejtimi, në mënyrë që linja e avionit të krijonte tiparet e fytyrës, flokët dhe konturet e Mona Lizës.
Ky lloj “arti në qiell” realizohet falë teknologjisë së gjurmimit GPS dhe platformave të fluturimeve, të cilat bëjnë të mundur që itinerari i avionit të shndërrohet në një pikturë të dukshme në hartë.








Komente
Komento