Presidenti i SHBA-së Donald Trump prezantoi 25 arritjet më të rëndësishme të mandatit të tij “të tretë”. Përmes një një postimi në rrjetet social deklaron, se “i dha fund pritjes së emigrantëve” dhe se “e bëri anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara”.

“Unë arrita kufijtë më të sigurt në histori, asnjë emigrant i paligjshëm nuk është pranuar në Shtetet e Bashkuara në 16 muajt e fundit”, thotë Trump.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se falë dy operacioneve të SHBA-së kundër Iranit, në qershor 2025 dhe luftës që vazhdon të shpërthejë në rajon pas sulmeve SHBA-Izrael të 28 shkurtit, “Unë eliminova aftësinë e Iranit për të pasuruar uranium”, në mënyrë që Republika Islamike “të mos fitojë kurrë armë bërthamore”.

Trump iu referua gjithashtu tarifave të larta doganore që vendosi për importet e produkteve në SHBA nga shumë partnerë tregtarë, me qëllim “rimëkëmbjen e industrisë prodhuese amerikane” dhe shtoi se nënshkroi ligje për “uljet më të mëdha të taksave në historinë amerikane”.

Ai theksoi gjithashtu se “në 12 muajt e parë unë përfundova 8 luftëra me marrëveshje historike paqeje, përfshirë luftën në Gaza” dhe arrita të “ktheja të gjithë pengjet e gjallë familjeve të tyre, si të gjallët ashtu edhe të vdekurit”, në një referencë të qartë për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës pas sulmit ndaj Izraelit.

Postimi vjen ndërsa po afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit që do të përcaktojnë nëse republikanët do të mbajnë kontrollin e Kongresit.