Një pilot ka rikrijuar portretin e famshëm “Mona Liza” të Leonardo da Vinçit, jo në telajo, por përmes itinerarit të fluturimit të avionit të tij mbi shtetet amerikane të Oklahomës dhe Arkansasit.
Piloti u nis të premten në mëngjes, më 18 shtator, nga Bentonville në Arkansas, me një avion të vogël Cessna. Ai qëndroi në ajër për gati katër orë, duke ndjekur një trajektore që, e parë në hartë, formon fytyrën dhe siluetën e veprës së njohur “Mona Liza”.
Pamjet tregojnë se si portreti gjigant merr formë gradualisht, ndërsa avioni përshkon qiellin.







Komente
Komento