BRAZIL- Këto pamje dramatike u filmuan në një plazh në Brazil, ku një 12 vjeçar po luftonte me jetën ndërkohë që operacioni i shpëtimit u filmua nga kamera e vendosur në kokën e një prej shpëtimtarëve teksa kolegu i tij shpëtonte djaloshin  të dilte në breg.

Pamjet janë rrënqethëse por fatmirësisht me një fund të mirë djali u shpëtuar shkruan The Mirror.

Në video po ashtu shihet edhe momenti kur djali bashkohet me babain e tij. Incidenti ndodhi në plazhin Bombinhas në shtetin e Santa Catarina.