SHBA – Historia rrënqethëse e nënës e cila kërkon ndihmë për t’i mbijetuar vdekjes, duket se nuk e ka fituar betejën edhe pse kishte shumë arsye për të jetuar. Jennifer Johnson 30 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nëpërmjet një videoje të postuar në Youtube shpjegon gjithë historinë e jetës së saj të bukur, derisa sëmundja arrit të përmbysë gjithçka.
Ajo kishte dy fëmijë Micayla 3 vjeç dhe djalin 18 muajsh Malykai, që ajo i përshkruan si rrahjet e zemrës së saj. Ajo vuante nga një sëmundje në zemër që e evidentoi gjatë kohës që ishte shtatzënë e megjithatë ajo nuk ia zbehu aspak dëshirën për të luftuar. Fëmijët e saj dhe bashkëshorti ishin ato që i dhanë shtysë për të vazhduar. Videoja e postuar ku ajo bën apel për ndihmë nëpërmjet një mesazhi me pankarta, shpjegon arsyet pse duhet të jetojë dhe indinjatën “Pse mua?.. Fëmijët e mi janë shumë të vegjël për ti shpjeguar pse duhet t’i lë”.
Ajo duhet të përballonte një operacion të vështirë në zemër dhe këtë falë ndihmës që njerëzit mund të jepnin në shifra monetare. Apeli arriti të prekë të gjithë ata që panë videon, por shifra e grumbulluar $440 nuk ishte e mjaftueshme. Megjithatë ajo hyri në operacion, e kreu atë, por për shkak të komplikacioneve pas dy ditësh ndërroi jetë. Ajo vdiq një ditë para Krishlindjeve.
/Shqiptarja.com