LEZHE- Një predhë me gjatësi rreth një metër dhe me peshë rreth 100 kg është zbuluar para bashkisë së Lezhës nga firma që po punon për rikonceptimin e sheshit të qytetit. Mendohet se kjo predhë i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Fadroma që po gërmonte e nxori në dritë predhën, ndërsa punimet në këtë segment janë ndërprerë menjëherë, pasi ende nuk dihet nëse ka të tjera në brendësi të tokës.
Sipërmarrësit e punimeve lajmëruan menjëherë policinë e cila rrethoi vendin ku u gjet predha, ndërsa specialistë xhenios po merren me demontimin dhe mbi verifikimin nëse është apo jo e shpërthyer.
Nga ana tjetër historianët në Lezhë thonë se të tilla gjetje, dëshmojnë për një pasuri të madhe arkeologjike në qytetin e Besëlidhjes.
Punimet për sheshin e ri në Lezhë kanë filluar prej disa javësh, ndërsa në pah kanë dalë edhe vlera të tjera të trashëgimisë historike

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO