TIRANE- Në organizimin e mbrëmjeve gala, nuk mund të mungojnë “ngatërresat” apo “incidentet” më të vogla, siç është prej tyre në momentin e shtrëngimit të duarve. Një situatë e tillë është krijuar gjatë ndarjes së çmimeve “Bleta e artë 2014”, “Sipërmarrësi i vitit 2014”, të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit nga Ministria e Ekonomisë.
Në përfundim të këtij aktiviteti, kryeministri Rama ka thirrur emrin e Drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj si fituese e çmimit “Punonjësja publike për shërbimin më të mirë të ofruar”, e përzgjedhur mes disa kandidaturave. Por pas këtij momenti ka ndodhur edhe ngatërresa... Kryeministri Rama i ka dhënë trofeun Shehajt, por teksa ka zgjatur dorën për të takuar drejtoreshën e Tatimeve, ka ndodhur ngatërresa, kur kjo e fundit nuk ka mundur t’i japë dorën ne kohë kryeministrit.
E për disa çaste ka vijuar një situatë e tillë, por pa patur një shtrëngim duarsh pas çmimit, por vetëm një fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO