TIRANE - Takimi i mbajtur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me nënkryetarin e Bungestagut gjerman, Johannes Singhammer, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së ish-kryeministrit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, nuk ka kaluar pa një dozë humori.
 
Ishte kryeministri Edi Rama, i cili në fillim të fjalës së tij, ironizoi paraardhësin e tij, Sali Berishën, në fjalën që ky i fundit mbajti gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
 
“Po të ishte paraardhësi im këtu do të thoshte: This is a miracle of freedom” u shpreh Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)