Videolajm/ Rama njeh kontributin e
Lindës ​për Zahon: Unë minimalen..

Videolajm/ Rama njeh kontributin e<br />Lindës ​për Zahon: Unë minimalen..
TIRANE - E ndërsa njoftoi ndryshimin e parë në qeveri në Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin, si rezultat i dorëheqjes së paraqitur nga Ilirjan Celibashi dhe zëvendësimin e tij me Ermonela Felaj, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.
 
Një ndër ta kishte të bënte me djalin e çiftit kryeministror të sapoardhur në jetë, Zahon, për të cilin, kryeministri Rama nuk kurseu as falënderimet për të gjithë ata që i shprehën urimet dhe veçanërisht për bashkëshorten e tij Linda Rama.
 
Rama, nuk ngurroi as të ndante një batutë, ku tha se kontributin më të madh e ka bashkëshortja e tij, pasi ai ka dhënë kontributin minimal.
 
“Për të më uruar se për të më falënderuar ti je e vogël. Koha bën çudira  dhe mund të vijë dita edhe të më falenderosh por jam unë që dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithëve për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time dhe familjes time, dhe në mënyrë më të posaçme Lindën që lindi Zahon sepse unë dhashë një kontribut minimal ndërsa Linda bëri pjesën më të madhe.” theksoi Rama

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci