TIRANE - Një ditë pas vizitës historike dy ditore në Serbi dhe mesazhit të qartë që dha nga Beogradi se Kosova është e pavarur, kryeministri është pyetur edhe në lidhje me krahasimin që për këtë deklaratë mediat serbe i kanë bërë atij me një dron të dytë.

Por kryeministri Rama është përgjigjur me humor, se tashmë për mediat serbe, pas akuzave ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, si ideatori i dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e gjithë familja Rama është  kthyer në familje dronësh

Rama u shpreh në humor e sipër, se sipas mediave serbe, pas lëshimit të dronit të parë nga Olsi, as ai vetë nuk mund të rrinte pa lëshuar dronin e dytë.

 “U bëmë familje dronësh tani. Pasi e lëshoj vëllai im të parin, nuk mund të rrija edhe unë pa e lëshuar të dytin.” tha me humor Rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)