Videolajm/ Rama-Vokshit: Je bërë si
Pamela Anderson tek filmi ‘Baywatch’

Videolajm/ Rama-Vokshit: Je bërë si<br />Pamela Anderson tek filmi ‘Baywatch’
Seanca e sotme e Kuvendit është përfshirë krahas replikave mes palëve edhe me batutave nga më të ndryshmet. Por njëra prej tyre ishte ajo e kryeministrit Edi Rama drejtuar deputetes së PD Albana Vokshi, ku në qendër të diskutimeve ishte situata në zonat e përmbytura.

Rama e ka krahasuar atë me Pamela Anderson tek filmi ‘Bayëatch’, referuar aksionit të saj në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit.

 “Të krahasohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën kur letrat shpërndaheshin me zogj. Kryetari juaj i ri shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, i veshur me çizme llastiku, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si Pamela Anderson te filmi ‘Bayëatch’, tha Rama, referuar deputetes Vokshi.

Ndërkohë nga ana e saj deputetja e PD i është përgjigjur duke i thënë se “është më mirë të jesh Pamela Anderson te ‘Bayëatch’, që shpëton njerëzit nga mbytja, meqë kryeministrit i pëlqen Pamela, se sa Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor.”


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë