Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të suprizuar një tifoz të vogël në qendër të Madridit.
 
Portugezi i veshur si i pastrehë, i afrohet vogëlushit dhe fillon të heqë parukën dhe mustaqet false, ndërsa ndeshet me habinë e djaloshit.
 
Para dhjetëra njerëzve që nisën menjëherë të filmonin me telefonat e tyre, Ronaldo përqafon djaloshin dhe i dhuron një top.
 
Kjo është një “përgjigje” për kritikët që mendojnë se tre herë fituesi i “Topit të Artë” është mendjemadh dhe egoist.