Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ishte sot i pranishëm në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në ceremoni mori pjesë edhe eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, Fredi Beleri.
Ky i fundit ishte edhe kandidat për bashkinë e Himarës, në zgjedhjet vendore të 14 majit, por u arrestua për blerje votash dhe kjo situatë nxiti tensione mes dy vendeve.
Prania e tyre nuk u ka shpëtuar qytetarëve, të cilët në një moment teksa futet Mitsotakis në Katedralen Ngjallja e Krishtit dëgjohen të thonë “Rroftë Çamëria”, “Poshtë Beleri”.
-
Fjale me vend,por aty nuk ishte as vendi,as momenti dhe as rasti per shfaqje te tilla.
Përgjigju -
FJALE ME VEND,,RROFTE CAMERIA,,E POSHTE BEJLERI....BRAVO QYTETAREVE TE TIRANES....
Përgjigju










Komente
Komento