VIDEOLAJM/ S'kanë fund armët
në Lazarat...tashmë edhe nën ujë

VIDEOLAJM/ S'kanë fund armët<br />në Lazarat...tashmë edhe nën ujë
LAZARAT - Nga momenti kur policia realizoi ndërhyrjen totale në Lazarat, pas “luftës” prej 5 ditësh me grupet kriminale të trafikantëve, në fshatin e konsideruar “Republika e marijuanës” deri para superaksionit antikanabis, forcat speciale kanë zbuluar tashmë një fshat “të pushtuar” jo vetëm nga droga por edhe armët...dhe këto të fshehura mjaft mirë..disa janë gjetur të groposura, ndërsa së fundi edhe nën ujë.
 
Arsenale të tëra armësh janë gjetur në aksionin e kësaj të mërkure, në lumin Drino dhe në një përrua në Lazarat.
 
Policia në ditën e 11 të operacionit përdor edhe detektorin e metaleve për të gjetur armë apo fuçi metalike të groposura nën tokë në Lazarat.
Gjatë kontrolleve janë gjetur 2 arsenale me armë këmbësorie, mortaja dhe mitrolozë të rëndë, ndërsa vlera e drogës së asgjesuar apo sekuestruar arrin në 56.6 milionë euro. 

arme ne uje

Mitrolozët e rëndë, murtajat, granatëhedhësit, granatat, fishekët dhe predhat murtajave dyshohet të jenë hedhur nga pjesëtarët e grupeve kriminale që qëllonin me armë nga Lazarati ndaj policisë dhe që kanë mundur të largohen para se policia të merrte në kontroll fshatin.
 
Në këto ditë aksioni në fshatin e Lazaratit, janë asgjësuar rreth 134 mijë rrënjë kanabis, mbi 54 ton kanabis sativa, janë gjetur 8 pako heroinë, janë zbuluar qindra
armë automatike, pistoleta, snajper, mitraloz, granata, antitank, fishekë, 2 kasaforta....dhe këto shifra gjatë kontrolleve në rreth 700 banesa dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
 
Në fshat janë zbuluar 2 laboratorë të përpunimit të marijuanës dhe 3 laboratorë të përpunimit të vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë për ngrohje.
 
Zëdhënësja e policisë Laura Totraku, njoftoi se ishte arrestuar Vangjel Tule, 29 vjeç, pasi në banesën e tij ishin gjetur 46 kg marijuanë, e ndarë në 17 thasë, 14 granata defensive si dhe ndezës detonatorë.
 
Në total në 11 ditët e operacionit antikanabis në Lazarat, janë arrestuar 27 të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policies dhe për kultivim bimësh narkotike.
 
Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, për organizimin e grupeve kriminale, dhe sulmin me armë ndaj policisë.

arme në ujë

Gjatë ditës së stome:
-          është ushtruar kontroll në 73 ambiente të ndryshme dhe territore rreth tyre.
-          janë gjetur rreth 3 litër vaj hashashi, 5 kg kanabis,
-          janë sekuestruar 42 armë të ndryshme: 1 granatëhedhës, 3 mortaja, 2 mitrolozë të rëndë, 24 automatikë e pushkë, 5 pistoleta, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 2 armë gjahu, 1 armë teke gjermane, 3 armë të vjetra.
-          16 arka me predha murtaje, ku u gjetën 160 copë predha murtaje
-          10 arka me predha granatëhedhësi, ku u gjetën 40 copë predha granatëhedhësi
-          1 arkë me granata dore, ku u gjetën 40 copë granata, si dhe 33 granta, në total 73 granata
-          2 arka me mina kundër këmbësorisë, gjithsej 19 copë
-          2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë
-          4799 fishekë dhe 5 krehëra fishekësh
-          100 ml fitil zjarrpërcjellës
-          2 kallëp tritol, 50 kapsolla detonatore
-          5 targa automjetesh
-          1 maskë
-          1 pajisje për presim kanabisi
-          1 ventilator i fuqishëm për tharje kanabisi
Një pjesë e mirë e armatimit të sekuestruar u  gjet në dy raste në lumin Drino dhe në përrua në Lazarat, ku u gjetën 2 arsenale me armë. Në të dy rastet janë kryer veprimet procedurale dhe hetimore dhe materialet do ti kalojnë prokurorisë.
 
Rezultate te operacionit ne total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 415.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 3 l vaj hashishi. 
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje 
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
-          317 armë zjarri automatikë e pushkë, 18 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 24 mitrolozë, 1 gulinov , 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës, 5 armë të vjetra, si dhe 17 armë gjahu, 1 armë teke gjermane, 2 pistoleta shenjëdhënëse.
-          janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura, si: 2 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 26 automatikë dhe 3 pushkë, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 2 armë gjahu, po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 2 krëhra.
-          janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 121.532 fishekë të llojeve të ndryshme, 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë, 317 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 290 granata dhe një arkë me granata, 107 predha granatëhedhësi, 160 copë predha murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 1670 kapsolla detonatore dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 226.3 m fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili, 208 krëhra fishekësh, 9 mbushje predhash.
-          janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
-          janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
-          janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
-          janë sekuestruar 10 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
-          është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
-          është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
-          dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.
-          2 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.
-          nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
-          një sasi e madhe gëzhojash e një sërë materialesh të tjera etj.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
-          19 makineta lojra fati
-          1 rulet lojëra fati
-          2 tavolina-fusha lojra fati
-          2 kasaforta
-          9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
 
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 687 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 27 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet