Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim në Fier, ku nuk munguan gafat. Ndërsa mbante fjalimin dh epo shpaloste programin e PD për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u bë lëmsh me shifrat.

Kryedemokrati tha se pensionin minimal do e vendosin 100 euro, në vend se të thonte 200 euro.  

“Do vendosim pension minimal 100 euro...200 euro”, tha Berisha.

Po nga i njëjti takim, Berisha ngatërroi edhe statusin e minatorit me atë të naftëtarit.