Pamje të frikshme vijnë nga qyteti i Sarandës.
Një kabllo elektrik është këputur nga shtylla e tensionit dhe ka rënë mbi telat e tjerë elektrikë, duke shkaktuar shkëndija të forta. Ngjarja u regjistrua paraditen e 25 korrikut në rrugën përballë godinës së gjykatës së qytetit.
Të ndjerë të rrezikuar për jetën, në pamjet që Report Tv sjell, qytetarët përfshihen nga paniku.
Një automjet që ishte poshtë telave elektrik ka pësuar dëme, ndërsa shoferi duket se ka shpëtuar pasi ka braktisur automjetin sapo ka dëgjuar shpërthimin.
Dëme pësuan edhe disa automjete të tjera pranë territorit të shpërthimit në flakë të kabllove elektrikë.
“Katrahurë. U përvëluan të gjitha makinat por shyqyr që nuk u gjendën kalimtarë në ato momente aty” thotë një qytetar.
Zona është rrethuar me perimetër sigurie dhe në terren mbërritën ekipet e OSHEE-së.
Në pikun e sezonit turistik, zona ka mbetur pa energji elektrike. Por kjo nuk është hera e parë. Saranda dhe Ksamili është janë përballur me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike gjatë këtij muaji. Në Sarandë shpërtheu nënstacioni elektrik, ndërsa në Ksamil shumë pranë banesave shpërthye një kabull elektrik i tensionit të lartë.
Rrjetat e "merimangave" të fijeve të korrentit, apo të internetit, vazhdojnë të lidhin pallatet e ndërtesat me njëra-tjetrën dhe mbi kokën e qytetarëve janë shqetësuese. Tela të zhveshur apo të paizoluar mirë nga momenti në moment mund të kthehen në burim fatkeqësie. Ndërkohë dy ditë më parë një cift të moshuarish në fshatin Resulaj të bashkisë Selenicë, humbën jetën në tokën që po punonin pasi kishin rënë në kontakt me energjinë elektrike.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09