Videolajm/ Shkencëtarët: Hëna
nuk ka formë sferike por...limon!

Videolajm/ Shkencëtarët: Hëna<br />nuk ka formë sferike por...limon!
Zbulohet forma e hënës, dhe ajo nuk ka formë sferike, siç e dinim deri më tani, por ajo i ngjan më shumë një limoni.

Ky është zbulimi më i fundit, që publikohet në revistën shkencore “Nature” të një ekipi studiuesish në Kaliforni. Pavarësisht se ne e kemi vizituar atë 45 vjet më parë, dhe pavarësisht se satelitët e monitorojnë hapësirën çdo sekondë, është dashur ndihma e teknologjisë më moderne për të dhënë verdiktin final lidhur me formën që ka Hëna. Dhe ajo nuk është aspak sferike.

Pengesë për zbulimin e vërtetë të formës së Hënës, ishin bërë krateret e shumta që ajo ka për shkak të përplasjeve ndër vite me asteroidë. Megjithatë më në fund shkencëtarët kanë zbuluar formën e saj të vërtetë të rrafshuar pak, me një fryrje në ekuator dhe një gungë në njërën anë.

Shkencëtarët kanë përdorur teknologjinë më të fundit topografike dhe gravimetrike shumë të detajuar, prodhuar tani nga gjenerata e fundit e satelitëve hënor, si dhe matës me lazer për të bërë matjen e gjatësisë së kratereve. Për këtë shkencëtarëve iu është dashur muaj të tërë punë për të llogaritur në milimetrin e fundit formën e Hënës.

Ndoshta duket pak, por për të arritur këtë rezultat, Hënës i janë dashur 2400 vjet, që të mos jetë më sferike por në formën e një limoni.

Gjithsesi 4.5 miliard vjet më parë, Hëna mund të kishte qenë sferike, në momentin e formimit të plaentëve. Por çfarë e bëri të ndryshojë? Sipas shkencëtarëve ka qenë vetë planeti Tokë që i ka ndryshuar formë, përmes frocës së gravitetit, por kjo bëhet fjalë kur Hëna ishte më afër Tokës, rreth 80,000 km në vend të rreth 400,000 km që ndodhet tani.

Për ne ky munds të jetë thjesht një kuriozitet, por për shkencëtarët ky është një rezultat i rëndësishëm, pasi me teknikat që janë zhvilluar së fundmi, mund të zbulohen të dhëna të tjera lidhur me sistemin tonë diellor. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)