Washington Post ka publikuar një video në të cilën duket qartësisht që një “shofer” teksa nxjerr makinën e tij nga parkimi, përplas nëntë makina të tjera deri në momentin që largohet.

Në çdo lëvizje që bën, shoferi që sipas Washington Post është një 92-vjeçar mer përpara automjetet e tjera që janë të parkuara në të dy anët e parkimit.

Përplasja e 9 makinave ndodh brenda harkut kohor të një minute.