IRLANDE - Shqiptari nga Ferizaji i Kosovës Valdrim Lubishtani ka arritur të mundë me “knock out” në 10 sekonda kundërshtarin e tij serb, Daniel Danilovilç. Shqiptari Lubishtani arriti të rrëzojë në tokë kundërshtarin e tij dhe ta lërë pa ndjenja.

Ndeshja mes tyre është zhvilluar në versionin MMA që u mbajt në Irlandë dhe Lubishtanit nuk iu deshën më shumë se 10 sekonda për të mundur kundërshtarin serb.
Valdrim Lubishtani, në Irlandë njihet me nofkën ‘The Albanian Bear’, që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Ariu shqiptar’.