Videolajm/ Si tolerohen ultrasit serb
Policia bën sehir përpara Ivan & co. 

Videolajm/ Si tolerohen ultrasit serb<br />Policia bën sehir përpara Ivan & co. 
BEOGRAD- Një video, e publikuar më parë nga Washington Post, zbardh 2 minutat më vendimtare të “Trillerit të Beogradit”. Në video duket haptazi se si tifozët-ultras serb kanë kaluar perimetrin që u lejon “bileta e sport-dashësit”, duke hyrë në fushë, pa u trazuar e pa u ndjekur si nga stjuartët privatë, por edhe nga forcat speciale të policisë.
 
tifozat ne fushe

Objektivi i telekamerës që ka filmuar këtë video ka fushëpamjen më perfekte për të raportuar ngjarjen e rëndë të se martës, atë të ultrasit. Qysh në sekondat e para të videos vihet re ekzaltimi i tifozëve serb gjatë kohës që Mitrovic ka kapur në ajër flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Por jo vetëm kaq, në momentin kur tensioni mes lojtarëve në fushë rritet për shkak të flamurit, zbardhet dhe “trillimi” i palës serbe. Fillimisht një e nga një e më pas me grupe, tifozë ultras serb, janë lejuar të futen në mes të fushës për të dhunuar djemtë e kombëtares shqiptare.
 
tifozat ne fushe
tifozat ne fushe

Gjithashtu në video shihet se si fillimisht droni u tërhoq në mes të fushës nga një tifoz si të ishte plaçkë lufte, dhe më pas, në një moment të dytë, shfaqet Bogdanov tek hyn në fushë me bandën e tij. Ky i fundit gjatë gjithë qëndrimit të tij në fushë nuk është shqetësuar nga asnjë forcë sigurie apo policore. Dhe duke folur për forca policore, gjendja bëhet më patetike kur në sekondin e 100-të videos mund të vihet re kur nga anësorja e tifozerisë futen në fushë, të ndjekur nga një polic, dy ultras. Këta të fundit futen në fushë, por polici jo.
 
tifozat ne fushe
tifozat ne fushe
(Në foto: Tifozët Serbë që futën në fushë me synimin për tu përleshur me futbollistët Shqipëtarë)

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme