ELBASAN - Partia Socialiste ka zgjedhur që Ditën e Verës ta kalojë në kryeqytetin e kësaj feste, Elbasanin. Lideri i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Basha, është fokusuar nga kamerat teksa vendos veroren, simbolin e kësaj feste.
Rama fillimisht ka përshëndetur fëmijët dhe të pranishmit e tjerë në lokalin që ata ndanë këtë festim, ndërsa së bashku me deputetët socialistë kanë mbajtur fjalë përshëndetëse.
Por ajo që e bën edhe më interesante këtë video, e cila është publikuar në blogun e kryesocialistit Rama, është fakti se vetë ai, kryebashkiakët socialistë dhe anëtarë të tjerë të partisë, kanë "hequr" vallen nën tingujt e muzikës popullore shqiptare.
VIDEO/ PS FESTON DITEN E VERES
/Shqiptarja.com