VIDEOLAJM/ Sonte sytë nga qielli, Hëna dhuron një pamje spektakolare edhe në Tiranë

Një Super Hënë Blu po ndriçon qiellin e natës mbrëmjen e sotme, ekspertët e konsiderojnë si më të ndritshmen e vitit.

Fenomeni i Super Hënës Blu është i rrallë dhe ndodh vetëm një herë në dekadë. Sipas NASA-s, një tjetër super hënë e tillë nuk do të shihet më deri përpara janarit dhe marsit 2037.

Gjatë viteve kur ndodh ky fenomen, hëna shfaqet dy herë në muaj dhe ndodhet në pikën më të afërt me Tokën.

Disa njerëz besojnë se Hëna mund të marrë ngjyrë blu, por kjo nuk është e vërtetë dhe emri nuk ka të bëjë fare me ngjyrën.

Super hëna mund të shihet pas perëndimit të diellit, gjatë orëve të muzgut. Hëna e këtij gushti do të jetë në shkëlqimin e saj maksimal në orën 2:37 AM, të së mërkurës.

Koha më e mirë e mbrëmjes për të shijar pamjen spektakore të hënës është pikërisht në momentin kur ajo ngrihet, veçanërisht gjatë orëve të muzgut. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, hëna duket mahnitëse, ndërsa shumë qytetarë në Tiranë janë ngjitur tek Piramida për të shijuar këtë shfaqe të ndritshme.

Çfarë është një superhëna?

Kur Hëna është pranë pikës së saj më të afërt me Tokën në të njëjtën kohë kur ajo është e plotë, ajo quhet "superhëna". Gjatë kësaj ngjarje, për shkak se hëna e plotë është pak më afër nesh se zakonisht, ajo shfaqet veçanërisht e madhe dhe e ndritshme në qiell.

Po një hënë blu?

Një hënë blu është termi kur ne shohim hënën e plotë dy herë në një muaj të vetëm. Cikli i Hënës është 29.5 ditë, pra pak më i shkurtër se gjatësia mesatare e një muaji kalendarik. Përfundimisht ky hendek rezulton në një hënë të plotë që ndodh në fillim të një muaji me ditë të mjaftueshme të mbetura ende për një cikël tjetër të plotë - pra një hënë e dytë e plotë në të njëjtin muaj. Me fjalë të tjera, një hënë e plotë që ndodh në datën 1 ose 2 të muajit ndoshta u pasua nga një hënë e dytë e plotë në datën 30 ose 31. Kjo ndodh çdo dy deri në tre vjet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)