Videolajm/ Studentët në Prishtinë
që prej mesnate në radhë për bukë

Videolajm/ Studentët në Prishtinë<br />që prej mesnate në radhë për bukë
PRISHTINE - Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës, qëndrojnë të mbledhur para menzës, që prej orës 01:00 pas mesnate, dhe jo për të protestuar, ashtu siç duket në pamje të parë, por për të aplikuar për tu ushqyer në këtë menzë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta kosovare “Zëri” sipas së cilës studentët vijojnë të mbajnë radhë të gjata përpara menzës në pritje për të kryer procedurën e aplikimit.
 
studentet

Madje nga shtyrjet e studentëve me njëri-tjetrin u krijua përshtypja se po protestonin, dhe ku forcat e policisë mbërritën për të qetësuar situatën dhe për të mbajtur rendin.
 
studentet

Mësohet se radhët e gjata janë krijuar për shkak të shqyrtimit të dokumentave të aplikimit për tu ushqyer në këtë menzë. Sipas mediave kosovare, interesim për tu ushqyer në këtë menzë kanë shprehur edhe studentët që nuk janë banorë të Qendrës Studentore në Prishtinë, dhe kjo për shkak të çmimit të lirë të ushqimit që serviret aty, ku për dy racione ushqim në ditë, studentët duhet të paguajnë vetëm 15 euro në muaj, ose më saktë  50 për qind më lirë krahasuar me vitin e kaluar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi