Makina e djegur në foto në pamje të parë të krijon idenë se është katandisur në këtë gjendje pas një sulmi në Iran apo Afganistan, por në të vërtetë është makina e djegur e A1 Report, para katër ditësh (16.06.2014) në Lazarat, me të cilën po udhëtonte grupi i xhirimit të televizionit që u sulmua nga trafikantët.
Katër ditë pas djegies së makinës nga ana e trafikantëve makinë tashmë ajo është spostuar në anë të rrugës për të mundësuar kalimin e mjeteve të tjera.
Me këtë makinë udhëtonte stafi i A1 Report me gazetarin e aktualitetit Gert Xhaja, operatori Renis Kele, inxhinieri Kreshnik Marku dhe shoferi Hair Ismailonji, drejt Lazaratit për të raportuar për situatën atje.
Rrugës për në Lazarat ata u ndaluan nga disa persona të maskuar me kapuç dhe të armatosur rëndë, trafikantët për 15 minuta kanë mbajtur peng 4 pjestarët e grupit të xhirimit duke i nxjerrë nga makina me tytën e kallashit në kokë.
Ata kanë shpëtuar fatmirësisht falë ndërhyrjes së një banori të zonës me incialet A.R i cili u përball me trafikantët dhe mori në makinën e tij grupin e redaksisë së A1 Report duke i çuar pranë forcave RENEA në hyrje të fshatit.Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë shoferi Hair Ismailonji.
(Video, A1Report transmeton live me skype nga vendi ku u sulmua ekipi dhe u dogj automjeti)
/Shqiptarja.com

Ja video e sulmit të trafiklantëve kundër A1REPORT