ATHINE - Në natën e mbylljes së fushatës së SYRIZA-s greke, favoritja në zgjedhjet e sotme, ka patur edhe pak Itali. Kreu i kësaj partie, Alexis Tsipras mbylli pak ditë më parë fushatën për zgjedhjet parlamentare të ditës së sotme, në sheshin Omonia në Athinë me këngën “Bella Ciao”.

Mijëra mbështetës të SYRIZA-s me në krye fituesin e mundshëm të zgjedhjeve Tsipras mbyllën fushatën disa ditore duke kënduar këngën italiane në versionin e qytetit Modena Ramblers, ndërsa të gjithë kërcenin. Në fjalimin përmbyllës, lideri i ri u shpreh i sigurt për fitore në zgjedhje.